IS Muri - IS MC

     

Single Image

Version DEMO

 

Video e re ne shqip

 

Manual i perdoruesit

 

Raportim analize

 

IS Muri eshte nje program i dedikuar analizes se elementeve te fundshem, sipas NTC 2008 dhe Eurokodeve, te mureve mbajtes me seksion kostant ose variabel, me kontraforte (mbeshtetes me seksion katerkendor me funksion perforcimi dhe kundershtyrjeje), kyceve, shtylla dhe shufra terheqese (tirantet).

Gjeometria e vepres mund te jete cfaredo, parashikon prezencen e nje rafti themeli ne anen e perparme ose te pasme, me trashesi te ndryshueshme, qe lejon percaktimin e nje animi te raftit dhe parametrave te brendshem dhe jashtem; mund te analizohen edhe muret e kantines.

Me ane te perdorimit te ikonave prezente ne ekran, te dritareve anesore te ndara per zona perkatesie dhe me nje dopio klik mbi elementet e interesit eshte e mundur te modifikosh sipas deshires gjeometrine e veprave mbajtese. Mundesia per te zgjedhur vizualizime te ndryshme na lejon ne menyre te shpejte dhe te thjeshte te modifikojme dimensionin dhe animin e kercellit, themelit dhe thellesise se murit.

 

Programi propozon automatikisht skema armature standarte dhe qe perdoruesi mund ti modifikoje dhe personalizoje ne menyre te thjeshte, duke ju pershtatur kerkesave personale dhe ti ruaje per punet qe do vijojne. Cdo skeme na tregon pershtatjen ose jo ne lidhje me gjeometrine e vepres. Pasi zgjidhet skema mund te shohim hekurat, qe mund te modifikohen me tej duke ndryshuar numerin, diametrin ose koordinatat.
Me ane te dritareve te posacme te vizualizueshme eshte e mundur te kontrollojme armaturen ne seksion si per pjesen ne ngritje ashtu dhe per themelet e te gjithe murit.
Tabela e armaturave, e krijuar automatikisht, mund te eksoportohet ne dxf.

 

Pervec shtyrjes se terrenit, programi parashikon futjen e ngarkesave te perqendruara ose te shperndara, lineare ose trapezi, vepruese mbi profilin e terrenit, ne kuoten e deshiruar dhe mbi cdo element struktural. Per cdo peshe na tregohet tipologjia, ne menyre qe ne gjenerimin automatik te rasteve te ngarkesave te aplikohen koeficentet e duhur shumefishues.
Kombinimet e ngarkesave jane te gjeneruar automatikisht ne funksion te qasjes se zgjedhur, ose mund te krijohen automatikisht nga perdoruesi.

IS Muri verifikon elementin struktural ne cdo seksion te rendesishem sipas metodes se gjendjeve limite, sipas NTC 2008 dhe Eurokodeve (shtohen udhezimet e EN1992-1-1, EN1996-1-1, EN1997-1, EN1998-1 dhe EN1998-5 per te gjitha verifikimet e kryera), sipas qasjeve te ndryshme te projektimit te parashikuara nga Normativa. Analiza mund te kryhet ne kushte statike dhe dinamike.

 

Profili i terrenit, ne anen e perparme dhe te pasme, perfaqesohet nga nje pjese e thyer, kulmet e se ciles mund te spostohen thjeshte me mouse.

Terreni mund te perbehet nga shume shtresa, karakteristikat e se cilave percaktohen ne menyre te shpejte, sipas rasteve qe mund te jete koheziv, jo koheziv dhe shkemb. Cdo shtrese mund ti percaktohet nje anim qe mund te ndryshoje nga ana e perparme dhe e pasme. IS Muri na lejon percaktimin e nje materiali mbushes mbi raftin e themelit ne anen e pasme duke ndikuar ne llogaritjen e shtyrjes ne vecanti per terrenet e copetuara (jane me pak kompakt dhe kane shtyrje me te madhe) ose per ato me te rende (qe japin nje kontribut pozitiv ne qendrueshmerine e vepres mbajtese). Terreni me uje mund te kete kuota dhe anime te ndryshme ne rrjedhen e siperme dhe te poshtme; duhet percaktuar thellesine e inversionit qe mund te jete e lire, dmth e specifikuar nga perdoruesi, ose e impostuar automatikisht ne mesin e themeleve.

IS Muri kryen verifikimet sipas permbysjes, rreshqitjes, kapacitetit portant dhe qendrueshmerise globale.

Metoda e perdour per analizen e shtyrjeve eshte metoda e Culmann, nqs zgjidhet si metode “ka” (koeficent i shtyrjes aktive), ne rast te kundert perdoret koeficenti i shtyrjes ne gjendje te qete, nqs zgjidhet si metode “k0”. Fale metodes se Culmann, IS Muri eshte ne gjendje te analizoje ne menyre perfekte shtyrjen ne prezence te shpateve te cdo forme, edhe multi-shtresave, ne prezence te shtresave te anuara, te ngarkesave dhe terreneve me uje.

Kapaciteti portant i themeleve eshte i analizuar sipas teoremave te Terzaghi, Meyerhof, Vesic etj.

Verifikimi i qendrueshmerise globale zhvillohet sipas metodes Fellenius dhe Bishop. Nje here qe impostohet rrjeta e qendrave, programi gjeneron automatikisht siperfaqet e mundshme te rrjedhjes dhe vlereson faktorin e sigurise, duke pasur parasysh shtyllat dhe shufrat terheqese (tirantet).

Jane shtuar edhe verifikimet sipas S.L.S. ne themele: limit ne tensionin e betonit, limit ne tensionin e armaturave, hapjet e carjeve. Verifikimi i carjeve eshte i opsionalisht i caktivizueshem sipas deshires se perdoruesit, vecanerisht per pjesen strukturale.
Verifikimi i tiranteve eventualisht te llogaritura behet sipas metodes se propozuar dhe diskutuar nga Bustamante dhe Doix, duke dalluar ne rezultatet, pjesen e verifikimit struktural te celikut te shufrave nga verifikimi gjeoteknik te bulbos se ankorimit.

 

Nje dritare na tregon gjendjen deformative dhe tensionale te seksionit te interesuar pergjate kercellit te murit. Eshte e mundur te vizualizosh deformimin e modelit me elemente te fundshem, dhe ne secilin prej kulmeve, jane per tu vleresuar spostimet horizontale dhe vertikale.

Rezultatet jane te konsultueshme edhe ne skermaten kryesore te programit, kane te bejne me presionet, forcen normale, momentin dhe forcen prerese te kercellit dhe themeleve, nen shtyrjet hidraulike dhe verifikimet gjeoteknike. Prezantimi behet me ane te diagrameve te ngjyrosur te bashkangjitur me nje shkalle graduale qe shpejton leximin. Ne korrispondence te shtyllave dhe shufrave jane te paraqitura aksionet korrispondente per verifikimet relative.

 

Funksionet “macro” na lejojne, te krijojme shpejt, fale inserimit te disa te dhenave dhe nje procedure te drejtuar, nje mur te perbere nga dy feta ose nje mur me kontraforte (rrjedhen e siperme dhe poshtme). Nje tjeter “macro” e tipit gjeoteknik na lejon te gjenerojme shpejt nje terren te perbere nga disa shtresa, duke percaktuar karakteristikat gjeoteknike dhe nje e fundit na lejon te impostojme nje mur kantine (duke aktivizuar nje kufizim siper, caktuar k0 si metode analize te shtyrjeve dhe duke bllokuar themelet).

Single Image
 

Disponibel ne anglisht

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image

 

Nje vizualizues na lejon te shohim murin, armaturat, shtyllat dhe tirantet per tu analizuar, ne 3D. Me ane te rrotes se mouse eshte e mundur te levizesh thjeshte ne hapesire perreth murit, ta rrotullosh, te afrohesh dhe largohesh.

Raporti final na jep te gjitha te dhenat e projektit, zgjedhjet tona, rezultatet e verifikimeve per cdo rast ngarkese dhe planin e armaturave. Eshte e mundur te personalizosh permbajtjen duke zgjedhur kapitujt dhe nenkapitujt e futur; nje funksion na jep ne video zgjidhjet e bera. Ky raport mund te krijohet ne formatin rtf, html, doc ose txt. Cdo grafik dhe raportet mund te printohen ne nje dispozitiv te menaxhuar nga Windows.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CDM DOLMEN e omnia IS srl - P. IVA 06965140012 - Via Drovetti 9F, 10138 Torino ITALY

Tel.: +39 011 4470755 - Fax: +39 011 4348458 - mail: dolmen@cdmdolmen.it

Na ndiq ne:

Guarda i nostri video su YouTube