IS GeoPendii - IS GP

     

Single Image

 

 

 

IS GeoPendii eshte nje program i dedikuar analizes se qendrueshmerise te shpateve ne terrene te buta bazuar ne metoden e limitit te ekuilibrit.
Programi na lejon te konsiderojme automatikisht koeficentet e parashikuar nga normativat me te fundit (NTC 08, Eurokodi 7, urdheri 3274…).

 

Tipologjite e nderhyrjes qe mund te behen jane, muret mbajtes, shufrat aktive dhe pasive, tokat e perforcuara, palifikatat dhe shkallezimet. Pasi te percaktoni karakteristikat, futja ne shpate eshte shume e thjeshte dhe behet duke e terhequr me mouse. Per tokat e armuara behen llogaritjet e verifikimeve te jashtme (rreshqitja, kapaciteti portant,permbysja), te brendshme (rreshqitja direkte, rezistenca), dhe verifikimeve te perbera.

 

Per tirantet dhe palifikatat eshte e disponueshme nje raport pre-dimensionues direkt ne panelin e percaktimit te nderhyrjeve, prezente edhe ne raportin e llogaritjes finale. Per tirantet na tregohet ne detaj llogaritja e rezistences ne rreshqitje te bulbos, determinues si kontribut i qendrueshmerise se shpateve.
Per palifikatat, na jepet bashkeveprimi mes shtylles dhe terrenit, ne funskion te kuotes se takimit mes shtylles dhe siperfaqes se rreshqitur, kjo na lejon te stimojme kontributin e vepres ndaj qendrueshmerise dhe ne te njejten kohe te determinojme aksionet mbi shtylla per nje verifikim mekanik te kompletuar me nje model llogaritjeje specifike (psh: IS Paratie).

Per te kryer llogaritjen sizmike ka nje funksionalitet qe kerkon intensitetin sizmik te rrjetes dhe perfiton automatikisht vlerat e faktorit te amplifikimit te spektrit (Fo) dhe nxitimit horizontal (ag) ne territorin italian.

Metodat e llogaritjes se shtuara jane metodat klasike te shtresave: Fellenius, Bishop semplificato, Janbu semplificato, Janbu Completo, Morgenstern, Spencer, Sarma.
Mund te kryhet llogaritja me me shume se nje metode njekohesisht; krahasimi i rezultateve eshte shume i shpejte dhe i thjeshte. Me versionet e fundit te programit eshte e mundur te aplikosh aksionin sizmik me te gjitha metodat e llogaritjes; eshte zgjeruar per me teper aplikueshmeria e rastit te nje siperfaqeje te pergjithshme.

 

Siperfaqet e thyera kane nje forme rrethore dhe mund te jene siperfaqe te pergjithshme, qe kalojne per nje pike ose dy, tangente ndaj nje poliline, te limituara ne anen e perparme dhe te pasme mbi nje linje te thyer. Per ti percaktuar duhen indikuar karakteristikat e rrjetes se qendrave, permasat fillestare te rrezeve, variacionin e tyre dhe numrin e rritjeve. Siperfaqet e rreshqitjeve mund te kene forme te pergjithshme, te percaktuar nga projektuesi.
Pasi percaktohet e para, kjo transportohet lart ose poshte sipas nje hapi te fiksuar.
Me ekzekutimin e llogaritjes perfitohen faktoret e sigurise minimale dhe maksimale te gjetur dhe siperfaqet korrispondente.

Ne video dhe ne raport, siperfaqet jane te perfaqesuara ne nje shkalle te ngjyrosur te bazuar ne koeficentin e sigurise minimale te parashikuar nga normativa e zgjedhur. Per te pare rezultatet e tjera mund te ekzaminohet cdo siperfaqe, duke vizualizuar karakteristikat gjeometrike, faktorin e sigurise se arritur, ndarjen ne shtresa, tensionet vepruese ne cdo shtrese, aksionet vertikale totale dhe horizontale, terrenet me uje...

Qe te kemi nje vizion global mund te shihen njekohesisht te gjitha siperfaqet, qe kane nje ngjyre te ndryshueshme sipas vlerave te faktoreve te sigurise korrispondente. Numri i harqeve te vizualizuar ne video mund te thjeshtohet duke lene vetem siperfaqet qe kane karakteristika te caktuara (fs me e vogel se nje vlere e caktuar, n siperfaqet me fs me te vogel), te zgjedhura fale nje paneli te vecante.

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

 

Single Image
 

IS GeoPendii lejon redaktimin automatik te nje raporti analizues (me pershkrim tabele, vizatime) ne formatin rtf, html, doc ose txt. Cdo grafik dhe raporti perkates mund te printohen ne nje dispozitiv te menaxhuar nga Windows. Perdorimi i programit eshte i thjeshte, mund te kesh akses ne cdo komande me ane te menuse kryesore, te ikonave prezente ne barren e strumentave dhe nga menuja kontestuale. Cadi i dedikuar na lejon nje zoom dinamik, zoomin e nje dritareje, zmadhimin e imazhit ne te gjithe ekranin dhe zhvendosjen e tij. Nder te tjera eshte e mundur te lexosh ne kohe reale koordinatat e pikes ku ndodhet mouse.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CDM DOLMEN e omnia IS srl - P. IVA 06965140012 - Via Drovetti 9F, 10138 Torino ITALY

Tel.: +39 011 4470755 - Fax: +39 011 4348458 - mail: dolmen@cdmdolmen.it

Na ndiq ne:

Guarda i nostri video su YouTube