Moduli Pilastri, i rishkruar plotesisht qe nga versioni 11, eshte konform NTC 2008, eshte
interaktiv dhe fleksibel dhe na ndihmon ne projektimin e kolonave shume shpejt.
Programi na prezantohet me menune klasike te shoqeruar me shiritin e strumentave me komandat kryesore. Dritarja grafike eshte e
ndare ne dy porcione: e majta permban prezantimin e seksionit vertikal te kolonave, ndersa e djathta prezanton seksionin horizontal
te kolonave sipas kuotave te treguara.
Perdoruesi vepron mbi secilen nga kolonat duke zgjedhur skemen e armimit ose duke futur, eventualisht, nje armim te personalizueshem.
Eshte e mundur te nderhysh manualisht mbi secilen prej armaturave per te menaxhuar rastet me komplekse.
Seksionet e formave drejtkendore dhe ato rrethore jane te menaxhuara ne menyre automatike, por mund te paraqiten edhe ato te tipit
te pergjithshem.
Impostimi eshte i njejti i Trave continua per te cilin modifikimet mund te behen duke operuar
direkt tek objektet grafike.
Ne importimin nga CAD 3D struttura programi Pilastri na ndihmon pervec paketimit te te gjithave kombinacioneve te parashikuara, edhe
paketimin e kolonave te ngjashme. Gjithmone nga CAD 3D struttura eshte e mundur te kryesh projektin e shumefishte te me shume
kolonave ne nje here te vetme.
Puna eshte e personalizueshme ne cdo nivel fale prezences te nje serie parametrash, nga menaxhimi grafik deri te rregullat e
projektimit.
Programi vlereson paqendrueshmerine e kolonave sipas 3 metodave: lehtesia limite, ngurtesia nominale dhe kurvatura nominale.
Pilastri mban ne llogari automatikisht gabimet gjeometrike, te derivuara nga devijimet relative per dimensionet e seksioneve terthore
dhe difekteve gjatesore sipas Normatives italiane.
Aty ku kerkohet, per elementet strukturale kryesore, verifikimi i hierarkise se rezistencave behet automatikisht.
Ne fund prodhohen skemat ekzekutive ne formatin e vizatimit te brendshem ose ne formatin dxf, imazhet mund te kopjohen ne DOLMEN
PLAN, modul ne te cilin mund te plotesosh vizatimet dhe ti ruash ne dxf.
Raporti permban armimin gjatesor dhe terthor te llogaritjes dhe tensionet maksimale ose deformimet.
|
|