Murature portanti - DW12

     

Single Image

 

     

Muraturat portante prezantojne, per shkak te natyres se materialit te perbere dhe anizotrop, nje sjellje jo thjesht te skematizueshme nga pikepamja mekanike. Pikerisht per kete motiv, per te ofruar strumentet per analizen e kesaj tipologjie strukturale, DOLMEN ka vendosur per modelimin me kornize ekuivalente, propozuar nga NTC 2008.
Programi vepron duke gjeneruar automatikisht nje kornize ekuivalente mbi bazen e pershkrimeve te udhezuara nga perdoruesi brenda
CAD 3D Struttura.  

Kutia murare percaktohet duke ndertuar elemente te tipit “interplane”: interplani na tregon nje porcion te muratures qe shtrihet ne nje plan te vetem dhe e perfshire mes ty planeve horizontale te anesuar; kesaj te fundit mund ti percaktohet ecentriciteti i interplanit baze, lartesia e te dy ekstremeve, seksioni i shtreses se mbivendosur, trashesia e muratures, karakteristikat elastike te materialit dhe karakteristikat e tij te rezistences. Brenda interplanit aplikohen me tej edhe disa hapje, duke caktuar lartesine superiore dhe inferiore dhe trashesine e muratures ne pjesen e poshtme dhe ne pjesen e siperme te dritares.
Vizatimi i kutise murare rezulton e shpejte ne momentin qe ajo mbeshtetet mbi nje plan te importuar nga
CAD 3D Struttura.

 

Nje here te percaktuar interplanet qe perfaqesojne strukturen per tu analizuar, DOLMEN perkthen kete bashkesi informacionesh ne nje model me elemente te fundshem dhe kornize ekuivalente: kjo perbehet nga elemente shufrash, te gjeneruar nga karakteristika te sakta te kufizimit te brendshem dhe ekstremeve te ngurta.

 

Modelit te krijuar automatikisht mund ti shtosh pjese te tjera strukture, si nje kornize ne beton armuar, ose ne celik, nje mbulese ne dru ose themelet; mund te futen edhe soletat per shperndarjen e peshave.

Modeli i gjeneruar automatikisht, mund te karikohet ne menyre te pergjithshme nga te gjitha tipologjite e ndryshme te ngarkesave te caktuara nga ambienti 3D. Keto karakteristika sjellin nje fleksibilitet ekstrem dhe thjeshtesi perdorimi, por mbi te gjitha mundesine per te nderhyre lirisht ne model. Mund te kerkohet edhe rishperndarja e forcave prerese ne brendesi te interplanit, ne rast se ka rezerva per rezistencat e perdorura, sic lejohet nga NTC 2008.

Eshte e mundur te modifikohen kushtet e lirise te elementit qe perfaqeson murin me qellim qe te ndihmoje bashkepunimin struktural.

DW12 ben te mundur edhe projektin dhe verifikimin e muraturave te armuara: armimi caktohet te panelet murare me ane te skedave te pozicionimit qe percaktojne modalitetet me te cilat duhet pozicionuar vete armimi: DOLMEN e kryen vete kete operacion dhe kontrollon maksimumet dhe minimumet sipas NTC 2008, per te verifikuar dhe vizualizuar hartat kolorometrike, duke bere me te lehte dhe te shpejte projektimin interaktiv te struktures.

 

Programi parashikon aplikimin e perforcimeve me materiale te perbere ose me rrjeta te elektrosalduara (eshte e pranishme nje librari e tere me materiale te ndryshme nga prodhues te ndryshem), dhe na jep te gjitha informacionet e dobishme per nje zgjedhje projektuese te arsyetuar nga tipologjia e nderhyrjes. Automatikisht gjenerohen diagrame te bashkeveprimit muratura – FRP qe na japin nje vizion me te qarte te modifikimeve te rezistencave te fituara nga perforcimet, duke lehtesuar projektin e nderhyrjes.

 

Nga perforcimet eshte e gatshme "sistemi CAM" qe hyn ne kategorine e terheqjeve horizontale dhe vertikale; realizohet me ane te disa shiritave prej celiku te paoksidueshem, ne menyre qe te eliminoje cdo problem qendrueshmerie ne kohe.
Per te analizuar sjelljen e perforcimeve ne FRP sipas revizionit te 10 tetorit 2013 te Udhezimeve CNR – Dt200: kjo diferencohet nga revizioni precedent, mes te tjerave, ne formulat per analizen e tensioneve te projektit per mos petezimin e perforcimeve, me e detajuar dhe me pak e ashper nga precedentja, sipas eksperimenteve gjate bashkepunimit ne kohe.

Moduli muratura kryen analizen statike jo lineare (pushover) per studimin e mekanizmit te pergjigjes sizmike globale te nderteses; kjo analize perfshin bashke me impostimin global edhe karakteristikat e thjeshtesise dhe fleksibilitetit te modelit.

Single Image

 

 

Single Image

 

 

Single Image

 

 

Single Image

 

 

Single Image

 

 

Single Image

 

Nga ambienti grafik tredimensional mund te kalohet ne nje ambient te RI te verififikimeve te kinematizmave lokale te mundshme:
- permbysje e thjeshte ose e perbere
- perkulje e murit vertikale
- permbysje kantonale
- permbysje e timpanos (pjese muri mbi kulm)
- perkulje horizontale e mbyllur ne menyre jo efikase.

 

Rezultatet e analizes jane te perfshira ne raportet e llogaritjes, qe permban verifikimet e kerkuara nga NTC 2008 dhe nga prezantimet grafike me hartim kolorometrik. Psh mund te vizualizosh hartimin e koeficenteve te sigurise ne te cilen mund te evidenciosh pjeset qe nuk jane verifikuar.
Me DOLMEN eshte e mundur te modelosh harqet e muraturave te formave komplekse, duke gjeneruar nje rrjete cilindrike ne CAD 3D struttura. Kjo na lejon te kompletojme verifikimin e ndertesave historike. Qofte faza e krijimit te modelit dhe verifikimet e mepasshme jane plotesisht automatike. Leximi i gjendjes tensionale dhe faktoreve te sigurise behet me ane te hartimit kolorometrik.

Nje komande specifike i dedikohet vleresimit te nderhyrjeve lokale (kryesisht hapjes se dhomave, por edhe riparimeve ose modifikime te vogla lokale): kjo komande kryen nje krahasim mes karakteristikave te ngurtesise, rezistences dhe zbutjes se dy interplaneve, qe perfaqesojne respektivisht gjendjet pre dhe post nderhyrje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CDM DOLMEN e omnia IS srl - P. IVA 06965140012 - Via Drovetti, 9F - 10138 Torino

Tel.: 011 4470755, Fax: 011 4348458, mail: dolmen@cdmdolmen.it