CAD 3D Struttura - DW1A

     

Single Image

 

     

Analiza e aksioneve behet brenda CAD3D struttura, qe eshte nderfaqja kryesore dhe elementi bashkues i programit, ne te cilen ndertohet modeli struktural, kryhet analiza e ngarkesave, konsultohen rezultatet e analizes se aksioneve, nga e cila pastaj kalohet, pa zgjidhje vazhdueshmerie, tek modulet per dimensionimin dhe verifikimin e elementeve ndertues prej betoni, betoni te armuar, celiku, muraturave portante ose materialeve te tjera.

 

Struktura perkufizohet thjesht duke vizatuar modelin me elemente te fundshem, te vizatosh skemat e trareve dhe ti veshesh keto elemente gjeometrike me karakteristikat e tyre fizike ( seksione, shkallet e lirise, ekstremet e ngurta etj), dhe duke perdorur funksione te pershtatshme per gjenerimin e rrjetave te membranave (struktura me rezistence te madhe dhe te lehta te perdorura per te mbuluar ambjente te medha te hapuar si pishina, stadiume etj).

 

Ne kete proces perdoruesi ka ne dispozicion te gjitha funksionalitetet e nje CAD3D per perdorim te pergjithshem, plus disa funksione specifike te krijimit te modelit struktural; kjo qasje e gjenerimit me ane te vizatimit te modelit na lejon te percaktojme me thjeshte cdo tipologji strukture, edhe me kompleksen, pa qene te kufizuar nga planet e punes apo zgjedhjeve te tipologjive strukturale specifike, pa limite te dimensioneve ( versioni i pa limituar DW1A) dhe formave. Eshte e mundur gjithmone te behet importimi i punes ne formatin “dxf”, informacionet e zdrukthtarise te se cilit mund te perdoren per te vizatuar elemente te ndryshem struktural. Ne alternative eshte e mundur te perdoresh nje dxf 3D qe te perfaqesoje skemen statike per tu veshur brenda CAD3D struttura me karakteristikat strukturale ose mund te perdoren funksionet prezente ne Dolmen Plan (DW4), te leximit dhe gjenerimit automatik te kolonave duke u nisur nga planimetria.

 

Dritarja kryesore eshte e ndare ne pjese, nga nje ne kater, secila mund te tregoje nje pamje te ndryshme te modelit ( aksionometria dhe seksionet sipas planit te zgjedhur nga perdoruesi): eshte e mundur te rrotullosh strukturen ose te shohesh nga afer vecorite, te aktivizosh vizualizimin e permasave reale ne pjeset e deshiruara ne menyre qe te eskplorohet cdo detaj dhe te mbahet nen kontroll konstant cdo modifikim mbi projektin.
Brenda CAD3D struttura jane te pranishem funksione te diagnostikimit (Check database) qe kane detyren te tregojne difektet eventuale te modelimit ne fazen e krijimit te modelit.

Single Image

Single Image

Single Image

 

Integrimi me Revit® Structure i lejon inxhinierit strukturist te marre modelin 3D te struktures direkt nga Revit Structure, duke krijuar automatikisht kartelen e punes te Dolmen qe permban modelin.

 

Analiza e aksioneve behet nga nje solutor(funksion zgjidhes) FEM ( finite elements method): fleksibiliteti ekstrem, interaktiviteti i CAD3D dhe integrimi i ngushte me solutorin FEM jane te garantuar nga fakti qe te dy jane te zhvilluar nga CDM DOLMEN.

 

Solutori i elementeve te fundshem lejon perdorimin e shufrave me 6 grade lirie per nyje ( sforcimet aksiale(boshtore), prerese, perkulese dhe rrotulluese) dhe elementin guaske (membrane) me 5 grade lirie me 3 ose 4 nyje; te dyjave mund ti asocohet nje ngurtesi elastike e shperndare sipas modelit te Winkler.
Mund te vendosesh shkallet e lirise reciproke mes shufrave duke vepruar edhe pjeserisht mbi secilin prej 6 gradeve te lirise dhe te rrotullosh cdo shufer ne menyre qe ti japesh pozicionin korrekt rreth aksit perkates.
Programi ve ne dispozicion tipologji te ndryshme seksionesh, profilar te brendshem te programit ose mundesine per te perdorur seksione te vizatuara ne CAD.
Per cdo nyje eshte e mundur te jepet nje kufizim i tipit te ngurte ose cedues: kufizimet klasike si inkastrot, cernierat ose mbeshtetesit, propozohen automatikisht dhe eshte e mundur te percaktosh kufizimin elastik korrispondues te plintit. Programi paraqit spostimet e impostuara ose simulimin e rastit te themeleve te vazhduara sipas Winkler.
Ndertimi i rrjetes eshte automatike, e krijuar me ane te Meshatore automatico (DW17), ose e arritshme me ane te bashkimit te rrjetave te thjeshta katerkendore.
Peshat mund te aplikohen direkt ne elementet strukturale ( ngarkesat mbi nyjet ose ngarkesat e perqendruara, te shperndara ose te natyres termike mbi shufra dhe guaska), ose mund te llogaritet nga programi kontributi i elementeve ne "zonat e ngarkesave", "ngarkesat e soletave", "linjat e ngarkesave", "ngarkesat lineare te ndryshueshme".

 

Aksionet sizmike krijohen automatikisht mbi bazen e normativave te ndryshme, perfshire NTC 2008.

 

Zgjidhjet per cdo kusht te peshave, kombinohen me tej duke i asocuar seciles nje koeficent te ndryshem per te perfituar rastet e verifikimeve: programi propozon automatikisht koeficentet e masave sizmike relative te kombinacioneve te S.L.U ( ultimate limit state), te S.L.E (serviceability limit state) dhe S.L.D (limit state design) te kerkuara nga normativat e ndryshme, mes te cilave Normat teknike te ndertimit te 14/01/2008. Jane te gjenerueshme edhe kombinime te tjera nga vete perdoruesi.

 

Programi evidencion, me ane te nje navigatori te projektit, gjendjen e projektimit te trareve dhe kolonave dhe pergjithson ne menyre te menjehershme verifikimet e hierarkise se rezistencave te momenteve ne nyjet e nje strukture prej betoni te armuar. Te gjitha verifikimet jane te permbledhura sipas nje grafiku dhe te printueshme ne format teksti; mund te konsultosh me shume per cdo nyje ne menyre qe te kesh nje informacion me te zgjeruar dhe te plote.

 

DOLMEN kryen analizen statike dhe dinamike. Eshte e mundur te aplikosh planet e ngurta me nje funksion direkt ose me paraqitjen e membranave te pershtatshme ne menyre qe te mbahen nen kontroll vecantite si vrimat, planet jo pafundesisht te ngurte dhe planet e parregullta. Solutori dinamik (DW6) na lejon te kryejme nje analize komplete ose permbledhjen e masave ne disa nyje. Kontrolli i formave modale te jep mundesine te interpretosh sjelljen e struktures nen veprimin e aksioneve horizontale ciklike dhe te kontrolloje zgjedhjet projektuese.

 

CAD 3D struttura ka nje seri funksionesh per vizualizimin e rezultateve te arritura si nga analiza strukturale ashtu dhe nga modulet e vetme te verifikimit: jane te disponueshme dhe hartimet me ngjyra, diagramet vektoriale ose animacionet (per deformimet dhe menyrat e vibrimit); per te gjitha mund te kerkohen me shume informacione puntuale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CDM DOLMEN e omnia IS srl - P. IVA 06965140012 - Via Drovetti 9F, 10138 Torino ITALY

Tel.: +39 011 4470755 - Fax: +39 011 4348458 - mail: dolmen@cdmdolmen.it

Na ndiq ne:

Guarda i nostri video su YouTube